MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e diel 24 tetor 2021…

Moti për ditën e sotme, e diel, 24 tetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën perëndimroe, në Jug deri në orët e para të ditës do të ketë reshje shiu të pakta.

Era do të jetë me drejtim jug-Perëndim me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.


Temperaturat:

Zona malore 6/15°C
Zona e ulët 15/23°C
Zona bregdetare 16/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari