MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e sotme, e diel 23 janar 2022…

Moti për ditën e diel, 23 janar 2022, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta , në zonat malore ngrica dhe akulli do të jenë prezente. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore -14/0°C
Zona e ulët -7/6°C
Zona bregdetare -1/7°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari