MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë 31 korrik 2021

Moti për ditën e shtunë, 31 korrik 2021, do të jetë me diell kthjellime dhe prani të mjegullës në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat:


Zona malore 18/38°C

Zona e ulët 17/40°C

Zona bregdetare 21/37 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari