
Moti për ditën e shtunë, 29 maj 2021, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 8/26°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/28 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/




