MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 16 korrik 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      16/34°C
Zona e ulët         18/38°C
Zona bregdetare  20/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari