
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura duke nisur nga orët e mesditës.
Në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën e veriut dhe relievet kodrinore – malore në lindje të vendit.
Më pas itensiteti i reshjeve rritet deri ne mesatar dhe hera-herës deri i lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave në zonën e veriut dhe qendër.
Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era ne mesdite fiton shpejtësi dhe me rrahje deri në 12-14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!