MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte 6 gusht 2021…

Vendi ynë do të ndikohet nga një front i ftothë , moti do të jetë me diell kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.

Temperaturat:


Zona malore 16/31°C

Zona e ulët 17/34°C

Zona bregdetare 20/33 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari