
Moti për ditën e premte, 21 janar 2022, do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe reshje bore intesive në zonat malore dhe zonat e ulëta kodrinore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/4°C
Zona e ulët 1/11°C
Zona bregdetare 5/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari




