Moti për ditën e premte, 18 qershor 2021,do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare, dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi lokale në mesditë në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 12/29°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 16/29 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/