MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 14 janar 2022…

Moti për ditën e premte, 14 janar 2022, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në veri-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore -11/3°C
Zona e ulët -4/14°C
Zona bregdetare 4/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari