MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë 6 tetor 2021…

Moti për ditën e mërkurë, 6 tetor 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat:


Zona malore 12/20°C
Zona e ulët 16/27°C
Zona bregdetare 16/25 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari