Moti për ditën e mërkurë, 6 janar 2021, do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga rreshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1.5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 2/8
Zona e ulët 8/15
Zona bregdetare 10/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/