Moti për ditën e merkurë, 30 dhjetor 2020, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Perëndimore dhe bregdet. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug me shpejtësi deri në 15-30 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 2.5 deri në 3.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 6/14
Zona e ulët 10/19
Zona bregdetare 12/19 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/