Moti për ditën e merkurë, 28 prill 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje te pakta shiu me intesitet të ulët. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 8/18°C
Zona e ulët 11/22°C
Zona bregdetare 13/22 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/