MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë 27 tetor 2021…

Moti për ditën e mërkurë, 27 tetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.

Temperaturat:


Zona malore 1/14°C
Zona e ulët 4/25°C
Zona bregdetare 11/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari