
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellet në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Duke filluar prej orëve të vona të mbrëmjes do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-5 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.