MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 9 nëntor 2021…

Moti për ditën e martë, 9 nëntor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën Jug-perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 10/20°C
Zona e ulët 11/25°C
Zona bregdetare 15/23°C


Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Open

Close