MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 4 janar 2022…

Moti për ditën e martë, 4 janar 2022, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull, ku nuk do të mungojnë reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore.. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:


Zona malore 4/11°C
Zona e ulët 6/17C
Zona bregdetare 8/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari