MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 31 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën veriore dhe verilindore dhe reshje lokale. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 12/30°C
Zona e ulët 13/32°C
Zona bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari