MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 30 gusht 2022…

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pasohen nga reshe shiu dhe stuhi në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore.

Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.


Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 15/29°C
Zona e ulët 19/34°C
Zona bregdetare 20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari