Moti për ditën e martë, 28 shtator 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara me reshje shiu në zonën Veri-Lindore dhe Jug-lindore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 14/26°C
Zona e ulët 16/28°C
Zona bregdetare 18/28 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari