MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 qershor 2022…

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare deri të dendura pasdite ku do të ketë reshje shiu zonën veriore dhe verilindore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      18/35°C
Zona e ulët          18/38°C
Zona bregdetare  21/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari