MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 26 tetor 2021…

Moti për ditën e martë, 26 Tetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.

Temperaturat:


Zona malore 0/12°C
Zona e ulët 5/23°C
Zona bregdetare 10/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari