
Moti për ditën e martë, 25 janar 2022, do të jetë pa ndryshime, do të vijojë me diell , ngrica me akull në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -13/-1°C
Zona e ulët -8/6°C
Zona bregdetare -2/7°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari




