MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 22 shkurt 2022…

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në zonën qëndrore dhe reshje bore intesive në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 1/8°C
Zona e ulët 4/13°C
Zona bregdetare 6/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari