MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 2 gusht 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 18/35°C
Zona e ulët 18/38°C
Zona bregdetare 22/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari