Moti për ditën e martë, 12 tetor 2021, do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me reshje shiu të izoluara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 6/16°C
Zona e ulët 14/23°C
Zona bregdetare 15/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari