MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 12 prill 2022…

Moti do të jetë me diell vranësira kalimtare në relievet malorë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 0/17°C
Zona e ulët 4/20°C
Zona bregdetare 7/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari