MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 1 shkurt 2022…

Moti për ditën e martë, 1 shkurt 2022, do të jetë me vranësira të dendura të pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore dhe reshje bore intesive në zoant malore dhe kodrinore. Në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore -1/4°C
Zona e ulët 3/11°C
Zona bregdetare 6/12°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari