MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 gusht 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 18/33°C
Zona e ulët 21/36°C
Zona bregdetare 23/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari