MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 4 tetor 2021…

Moti për ditën e hënë, 4 tetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat:


Zona malore 8/25°C
Zona e ulët 12/29°C
Zona bregdetare 16/29 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari