
Moti për ditën e hënë, 31 janar 2022, do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura. Në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -5/8°C
Zona e ulët -2/13°C
Zona bregdetare 3/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari




