
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/27°C
Zona e ulët 10/30°C
Zona bregdetare 13/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari