Moti për ditën e hënë, 21 dhjetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.3 deri në 0.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 2/6
Zona e ulët 4/15
Zona bregdetare 8/15 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/