MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 18 tetor 2021…

Moti për ditën e hënë, 18 tetor 2021, do të jetë me diell dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug-lindje të pasuara nga reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.


Temperaturat:

Zona malore 8/19°C
Zona e ulët 12/24°C
Zona bregdetare 14/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari