MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 13 shtator 2021…

Moti për ditën e hënë, 13 shtator 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:


Zona malore 12/26°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 18/28 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari