MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 1 nëntor 2021…

Moti për ditën e hënë, 1 nëntor 2021, do të jetë me vranësira mesatare të cilat pasdite do të shtohen duke u pasuar nga reshje të pakta në zonën perëndimore .

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë.


Temperaturat:

Zona malore 3/15°C
Zona e ulët 4/23°C
Zona bregdetare 11/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari