MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte 7 tetor 2021…

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë, moti për ditën e enjte, 7 tetor 2021, do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet kryesor në Jug dhe në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:


Zona malore 10/15°C
Zona e ulët 16/23°C
Zona bregdetare 16/23 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari