Moti për ditën e enjte, 7 janar 2021, do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga rreshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-25 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2.0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 4/10
Zona e ulët 8/15
Zona bregdetare 12/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/