MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 6 janar 2022…

Moti për ditën e enjte, 6 janar 2022, do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 6/15°C
Zona e ulët 10/18°C
Zona bregdetare 12/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari