MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në Jug-lindje , nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore       7/24°C
Zona e ulët          9/26°C
Zona bregdetare  11/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari