Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri dhe veri-lindje dhe reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në zonën e ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/25°C
Zona e ulët 10/27°C
Zona bregdetare 11/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari