
Dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njejtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë. Në orët me temperatura më të larta reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet lokalisht parashikohen të marrin formën e shtrëngtave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 31°C
në zonat e ulta 18 deri 34°C
në bregdet 18 deri 33°C
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!