MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte 23 shtator 2021…

Moti për ditën e enjte, 23 shtator 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:


Zona malore 9/19°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 16/28 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari