
Moti për ditën e enjte, 18 mars 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore -2/7
Zona e ulët 2/13
Zona bregdetare 6/13 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!