Moti për ditën e enjte, 17 qershor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në mesditë në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 11/26°C
Zona e ulët 13/30°C
Zona bregdetare 14/27 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/