Moti për ditën e diel, 9 maj 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 7/27°C
Zona e ulët 8/30°C
Zona bregdetare 11/27 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/