Moti për ditën e diel, 24 janar 2021, në pjesën e parë të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu , pas orës 18-00 pasdite deri në orët e para të ditës së Hënë priten rreshje shiu intesive në Verilindje, Juglindje dhe zonën Qëndrore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug me shpejtësi deri në 20-25 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 8 me lartësi vale 2.0 deri në 3.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 4/8
Zona e ulët 8/14
Zona bregdetare 12/14 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/