Moti për ditën e diel, 20 dhjetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.3 deri në 0.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 2/9
Zona e ulët 4/18
Zona bregdetare 8/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/