MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e merkurë, 8 korrik 2020…a do të ketë surpriza?!

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Mot parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës e më pas shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore.


Në relievet malore prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar m breshër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri ne 7m/sek dhe ne bregdet deri ne 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

 ABCOM ║ VODAFONE